News That Matters

Kosova largon nga tregu disa produkte të “Kinder”

06/04/2022
Republika e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e shitjes në treg të disa produkteve të “Kinder”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar për Demokracia.com se në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve “Kinder” sipas llojeve dhe serive.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi në një përgjigje për Demokracia.com ka thënë se deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga dita e parë e lajmërimeve për tërheqje nga tregu të disa serive të produkteve Kinder prodhues Ferrero, rezultuar pozitive në salmonelë në vende të tjera. Menjëherë kemi nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes se këtij produkti edhe ne vendin tonë. Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni. Ne koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve Kinder sipas llojeve dhe serive”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes se produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike.

“Prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara. Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes se produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike. Konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si ne tabelën me lartë, të mos i konsumojnë ato, por ti kthejnë tek distributori”.

Poashtu, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se është duke e marrë seriozisht rastin i cili prekë sigurinë ushqimore.

“Me të gjitha kapacitetet, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vetë importuesin distributor, do të ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr dyshimet për këtë lloj produkti. Varësisht nga rezultatet e hulumtimeve dhe analizave laboratorike do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

div.meta-author { display:none; }