09/06/2022. 20:05
Me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”, Kosova do ta luajë ndeshjen e tretë në kuadër të Nations League.
“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut.
Tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes, dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen.
Ekipi i udhëhequr nga Alain Giresse do të ketë disa ndryshime në formacion, shkaku i mungesave të lojtarëve.
Kombëtarja e Kosovës në dy ndeshjet e kaluara e ka një fitore dhe një humbje.
Me Qipron ka arritur të fitojë si mysafir me rezultat 0:2, ndërkaq është mposhtur në shtëpi nga Greqia me rezultat minimal 0:1.