
04/03/2022 20:40
*Nga Albulena Miftari
Sa shumë gjak e sa shumë lot,
Sa shumë djersë deri më sot.
Sa shumë vepra, sa shumë punë.
Sa shumë frikë e sa pak gjumë.
Shumë armiq ke oj Kosova ime
Se e madhe është vlera yte.
Por ke bij sa s’jua merr mendja.
Ke besnikë, e mirë është gjendja.
Sot festojmë, me krenari.
E gëzojmë këtë pavarësi.
Në këtë dheun tënd fisnik,
Buron gjaku heroik.
Nënê Kosovë kemi një zotim
Prej Janine e n’Boletin,
Jemi komb me një qëndrim.
Nga Mitrovica e jap urimin.
Te Molla e Kuqe e paç kufirin!