News That Matters

Kosova humb për një gol edhe në ndeshjen e dytë ndaj Greqisë

09\01\2022 16:43

Kosova e ka humbur edhe ndeshjen e dytë kundër Greqisë me vetëm një gol dallim.

Rezultati përfundimtare i ndeshjes në hendboll në mes “Dardanëve” dhe “Helenëve” ishte 25:26.

Loja ishte e vlefshme për fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 14:9 për Greqinë.

Në takimin e parë në Prishtinë, Kosova u mposht nga Greqia me rezultat të ngushtë 20:21.

div.meta-author { display:none; }