News That Matters

Kosova garon me katër xhudistë në botëror

Kosova do të përfaqësohet me katër xhudistë në Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 6 tetori e deri më 13 tetor në Tashkent të Uzbekistanit.

Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, do të jenë katër xhudistet që do të prezantojnë vendin tonë në botëror.

Xhudistet tona garat i nisin të premten.

E para garon Krasniqi, të shtunën garon Loxha, Fazliu i mat forcat të dielen kurse Kuka të martën.

Kampionati Botëror është gara që sjell më së shumti pikë olimpike për Paris 2024.

div.meta-author { display:none; }