
09/06/2022. 22:45
Kosova ka fituar me rezultat 3:2 ndaj Irlandës së Veriut.
Dy golat e Vedat Muriqit dhe një të Zymer Bytyqit ia siguruan “Dardanëve” tre pikë në “ZFadil Vokrri.
Mysafirët arritën në këtë takim t’i realizojnë dy gola me Shayne Lavery dhe Daniel Ballard.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në dy ndeshjet e kaluara në “Nations League” ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim.
Në ndeshjen e parë Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1.
Të dielën më 12 qershor, ekipi i Alain Giresse do të luajë si mysafire e Greqisë.