News That Matters

Kosova e pranishme në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci të KE-së

18/05/2022. 18:39

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i përbërë nga Saranda Bogujevci, kryesuese dhe Arben Gashi, anëtar, ka marrë pjesë në punimet e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që u mbajtën në Kretë të Greqisë, më 16 dhe 17 maj.

Sipas njoftimit thuhet se në ditën e parë të punimeve, ndër të tjera është diskutuar për raportin e ish-kryeministrit grek, George Papandreou me temën “Mbështetja e Perspektivës Evropiane për Vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Në disa pika të këtij raporti, përfshihet edhe Kosova, në të cilin potencohen të arriturat që janë bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, si dhe arritjet që janë bërë në funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e të shprehurit, lirinë e mediave dhe pluralizmin, si dhe në funksionimin e mirë të administratës publike.

Gjatë fjalimit të tij, anëtari i delegacionit të Kuvendit të Kosovë, Arben Gashi, ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare ka vendosur se pavarësia e Kosovës është në akordim me ligjet ndërkombëtare, dhe si e tillë është vlerësuar si “Sui generis”.

“Kosova është njohur nga 34 shtete anëtare të Këshillit të Evropës si shtet i pavarur. Gjithashtu dëgjova disa gjysmë të vërteta që Kosova ka nënshkruar marrëveshje për ndërprerjen e aplikimeve në organizatat ndërkombëtare. Por, ka kaluar një vit dhe kjo marrëveshje ka skaduar në shtator të vitit 2021, dhe tani ne jemi në kohë, prandaj edhe kemi aplikuar për anëtarësi në Këshillin e Evropës dhe presim mbështetjen tuaj”, ka thënë mes tjerash Gashi.

Në vazhdim, ka folur kryesuesja e delegacionit, nënkryerja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila gjatë fjalimit të saj, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, dhe është njohur nga shumë shtete si i tillë, dhe tani dëshiron të ecë përpara, të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Bogujevci ka folur edhe për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë, duke bërë të ditur se është e mbijetuar e masakrës kur ishte vetëm 13 vjeçare. Ajo ka shtuar se në Kosovë tash e 23 vite ka familje që nuk e dinë ku i kanë trupat e më të dashurve të tyre.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se në fjalën e tij, udhëheqësi i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Ivica Daçiq, e ka konstetuar pavarësinë e Kosovës.

Ai, po ashtu ka reaguar edhe në lidhje me aplikimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmendur edhe marrëveshjen e Ëashingtonit, të cilën sipas tij, e ka shkelur Kosova.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE, ka takuar Theodora Bakoyannis, raportere e zgjedhur për Kosovën në mars të këtij viti, me të cilën kanë diskutuar për situatën në Kosovë, dhe për gatishmerinë e Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë për përgatitjen e raportit për “Situatën në Kosovë”.

Ndërkaq, në takimin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, më 17 maj, njëra ndër pikat e diskutimit ishte edhe marrja e aprovimit nga anëtarët e këtij komisioni dhe vazhdimi i referencës për pikën e agjendës “Situata në Kosovë”, ku u vendos që Bakoyannis të hartojë një raport për situatën në Kosovë gjatë periudhës njëvjeçare.

Gjatë dy ditëve të punimeve të Komisionit për Çështje Politike e Demokraci u diskutuan tema relevante si: Drejtësia dhe siguria për gratë në pajtimet e paqes, Roli i partive politike në nxitjen e diversitetit dhe gjithëpërfshirja, një kartë e re për një shoqëri jo-raciste, Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Detin Mesdhe, Mbështetja e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, si dhe tema të tjera, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }