News That Matters

Kosova e nis mirë pjesën e dytë, Muriqi me shans ideale për shënim

02/06/2022. 19:19

Kosova do ta ketë përballë Qipron në ndeshjen hyrëse të Ligës së Kombeve, ku “Dardanët” në këtë ballafaqim shihen si favorit.

52′ Kosova e ka nisur mjaftë mirë pjesën e dytë ku me anë të Muriqit arriti ta krijojë një shans të mirë shënimi, por nga afërsia ai nuk u tregua i saktë.

46’ Ka nisur pjesa e dytë në “AEK Arena” mes Qipros e Kosovës, ku pas 45 minutave të para rezultati mbetet ende i barabartë. Deri më tani asnjëri trajner nuk ka bërë ndonjë ndryshim në formacion.

45:00 Ka përfunduar pjesa e parë mes Qipros e Kosovës me rezultat 0-0. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve u luajt me intensitet të barabartë, ku në 20 minutat e parë dominimin e kishte Kosova, për ta kthyer në balancë pastaj Qipro, por pa krijuar raste të rrezikshme për gol.

40’ Kanë mbetur edhe 5 minuta lojë mes Qipros e Kosovës, ku ende nuk ka ndryshim në rezultat.

30’ Gjysmë ore lojë ka kaluar në “AEK Arena” mes Qipros e Kosovës, ku rezultati po vazhdon të jetë ende i barabartë, ashtu siç është edhe dominimi në fushë.

22’ Qipro tani e ka marrë dominimin përballë Kosovës, ku në disa raste po shfaqet e rrezikshme, por nuk po arrin që ta gjejë rrjetën e golit.

15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në Qipro, ku “Dardanët” edhe më tej po vazhdojnë ta dominojnë ndeshjen duke krijuar disa gjysmë-raste, por pa rrezik të madh ndaj portës së kundërshtarit.

10’ Rasti më i mirë deri më tani u krijua në minutën e 10-të të takimit, ku Rashica u lirua mjaft mirë, por që nuk arriti ta gjejë Muriqin në afërsi të golit, rezultati mbetet ende 0-0.

7’ Kanë kaluar 7 minuta lojë në stadiumin “AEK Arena”, ku deri në këto momente Kosova e ka dominimin e ndeshjes, por pa arritur të krijojë ndonjë rast të rrezikshëm.

1’ Ka nisur ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kosovë. Të parët që luajnë me topin janë “Dardanët”.

div.meta-author { display:none; }