News That Matters

Konjufcës i bie shorti për verifikimin e plotë të pasurisë

15/06/2022. 11:38

Agjencia Kundër Korrupsion e ka bërë tërheqjen e shortit për zyrtarët shtetërorë që do t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë.

Në mesin e tyre ka ministra, zëvendësministra, deputetë, ambasadorë e kryetarë komunash.

Në bazë të shortit, verifikimit të plotë të pasurisë do t’ nënshtrohet kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, deputetit dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, deputetëve të PDK-së Hajdar Beqa e Floretë Zejnullahu, atyre të VV-së Valon Ramadani e Jeta Statovci, kryetarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe ambasadorit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Në pasurinë e deklaruar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, del se në total ai ka pasuri afro 743 milionë euro.

Ai si pasuri të paluajtshme ka deklaruar se ka 210 milionë euro vlerë ku përfshihen hotele, toka e shtëpi.

Një shtëpi, Pacolli e ka deklaruar në vlerë 18 milionë euro ndërsa hotelin që e ka në pronësi e ka deklaruar se ka vlerë 42 milionë euro.

Tek pasuria e luajtshme, Pacolli ka deklaruar avionin, për të cilin ka thënë se kushton 8 milionë euro. Përveç avionit, ka deklaruar edhe tetë veturat e tij. Në total, vlera e pasurive të luajtshme sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.

Vlerën më të madhe të pasurisë, Pacolli e ka deklaruar në shoqëri komerciale, ku vlera e tyre, sipas deklarimit, sillet rreth 506 milionë euro.

Ndërsa, para të gatshme, ai ka deklaruar se ka rreth 10 milionë euro.

Pjesë e shortit për verifikimin e plotë të pasurisë është edhe kryetari i kuvendit, i cili në deklarimin e pasurisë ka bërë të ditur se ka në pronësi tri banesa, dy në emër të tij dhe një në emër të bashkëshortes dhe një shtëpi vikendi si pasuri të përbashkët.

Ai ka bërë të ditur se para të gatshme ka 8 mijë e 243 euro ndërsa detyrime financiare ka deklaruar një kredi në vlerë 67 mijë e 125 euro për 12 vjet.

div.meta-author { display:none; }