News That Matters

Konjufca takohet me Stipe Mesiq: Kosovën konsiderojeni si shtëpinë tuaj

12\02\2022 11:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq.

Në takim, Konjufca e ka falënderuar Mesiq për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.

“Kroacia dhe ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm për Kosovën. Ne me Republikën e Shqipërisë jemi vëllezër, kemi marrëdhënie vëllazërore, por kemi fat që kemi miq si ju. Kosovën konsiderojeni si shtëpinë tuaj”, tha Konjufca.

Gjithashtu, Mesiq ka falënderuar Konjufcën për pritjen që i bëri.

Takimi mes tyre filloi në ora 11:00 derisa mediat u lejuan që të marrin vetëm pamje në fillim.

Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.

div.meta-author { display:none; }