News That Matters

Konjufca: Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar, Albright

23/03/2022 22:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kontributi i Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat e të gjithëve.

“Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Millosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan”.

“Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar!”, ka shkruar Konjufca.

div.meta-author { display:none; }