News That Matters

Konjufca ndërhyn ndërsa opozita u irritua nga fjalimi i Kurtit: Ju lutemi të sillemi më me dinjitet

17\02\2022 13:32

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën derisa kryeministri Albin Kurti ishte duke iu drejtuar atyre në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Para se ta lëshonin sallën, disa deputetë të opozitës kanë filluar që t’i ndërhyjnë Kurtit me fjalë, derisa ka reaguar edhe Glauk Konjufca.
”Ju lutemi të sillemi më me dinjitet, është dita e pavarësisë”, qe thirrja e Konjufcës.

Megjithatë deputetët e opozitës kanë lëshuar të gjithë sallën e Kuvendit.

div.meta-author { display:none; }