News That Matters

Konjufca do të takohet me Pendarovskin

15/12/2021 11:01

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të vijë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e pret në takim në orën 11:00, ndërkohë Pendarovski do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Presidenti maqedonas pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës.

Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019.

div.meta-author { display:none; }