News That Matters

Konfirmohet rasti i parë në Kosovë me Lijën e majmunëve

04/06/2022. 11:38
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 3 qershor, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox).

Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Sipas MSh-së, pacienti shtë i hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike.

“Gjendja e pacientit është stabile. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, ka njoftuar MSh-ja.

Investigate-Europe.eu
Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.

div.meta-author { display:none; }