
07/07/2022. 18:45
Festivali “Sunny Hill” ka publikuar edhe një emër tjetër që do të përformojë në këtë festival.
Këngëtari Semi është artisti i radhës që është konfirmuar për të kënduar përgjatë katër netëve të festivalit.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram.
Sunny Hill do të mbahet më 4, 5,6 dhe 7 gusht të këtij viti në Prishtinë, saktësisht në Parkun e Gërmisë.