
26/07/2022. 23:04
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ka pritur një delegacion investitorësh gjerman të kryesuar nga, Babak Momayezi, drejtor ekzekutiv në kompaninë “Metall Impex GmbH”.
I pari i komunës, Bedri Hamza, me këtë rast falënderoi investitorët gjerman për interesimin dhe gatishmërinë e tyre që të investojnë në qytetin tonë.
“Qeverisja ime ka në krah miq vullnetmirë dhe investitorë serioz që synojnë t’i japin një nxitje ekonomisë vendore në përgjithësi e asaj mitrovicase në veçanti. Po harmonizojmë mundësitë dhe kërkesat e tregut, duke ofruar lehtësira dhe krijuar një klimë të përshtatshme për investitorë të huaj në Mitrovicë”, është shprehur kryetari Hamza.
Më tutje kryetari Hamza, ka ofruar bashkëpunimin e tij në realizmin e projekteve, të cilat në Mitrovicë do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjve.