
13/10/2021 11:33
Asociacioni i Komunave të Kosovës po kërkon që të hiqet kufizimi i lëvizjes nga data 17 tetor, e po ashtu të mos ndëshkohen qytetarët të cilët janë të vetëm në rrugë dhe nuk bartin maskë.
AKK i ka dërguar kërkesat në adresë të ushtrueses së detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
“Falë punës së përbashkët mes institucioneve të Kosovës, fatmirësisht, numri i rasteve infektuese me Covid-19 është në rënie e sipër, ashtu edhe i rasteve me fatalitet. Për këtë arsye por edhe për faktin se të dielën kemi zgjedhjet lokale Kryetarët e Komunave mendojnë që; 1. Ka ardhur koha që të hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore) nga data 17 tetor 2021. 2. Mendojmë se do të ishte shumë e arsyeshme që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bartë maskën”, thuhet në kërkesën e AKK-së.
AKK deklaron se në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, do të jetë pothuajse e pamundur të ndalen festimet e qytetarëve, në komunat ku kandidatët do të fitojnë pa balotazh.
Kërkesa e plotë e Asociacionit të Komunave të Kosovës: