
20/03/2022 18:42
Komuna e Vushtrrisë përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së profesorit të kimisë Rasim Bajrami.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, intelektualit dhe profesorit të shquar, mësimdhënësit të kimisë, Prof. Rasim Bajrami.
Familje e nderuar Bajrami, duke bashkëndjerë dhimbjen me juve, iu shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Prof. Rasim Bajrami!
Ferit IDRIZI
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë.