
06/01/2022 18:01
Nga Kade Dajaku
Komuna e Skënderajt ka vendosur që ti kthej në punë mjekët që kanë dalur në pension, dhe të hap konkurs për pranimin e mjekëve të rinjë, pasi ka mungesë të mjekëve në këtë qytet.
E këtë e ka konfirmuar i pari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura.
“Kemi kthyer disa mjekë që kanë dalë në pension dhe kemi shpallur konkurs për mjekë të tjerë”. tregoi Nura.
Sipas kryetarit të Skënderajt, shkak janë kushtet më të mira në perëndim të cilat kanë krijuar favore dhe të ardhura më të mira për mjekët e rinj që po diplomohen.
“Kushtet më të mira në perëndim kanë krijuar favore dhe të ardhura më të mira për mjekët e rinj që diplomohen.” tha Fadil Nura.
Nura shtoi se ende nuk ka arritur të plotësojë numrin e mjekëve profesionistë.
Ndërsa tash e sa kohë QKMF në Skënderaj po përballët me mungesë të mjekëve.
*Kade Dajaku është studente e vitit të parë, në Departamentin e Gazetarisë/UP.