News That Matters

Komuna e Mitrovicës zgjat orarin e punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile

24/06/2022. 18:27

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria e Administratës ka marrë vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile.

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ka njoftuar se ky ndryshim do të bëhet pasi që gjatë muajve korrik dhe gusht do të ketë fluks më të madh të mërgimtarëve dhe atyre t’u ofrohen shërbime më të mira dhe të mos presin gjatë për t’u pajisur me dokumente.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gëzim Stavileci, ka bërë të ditur se zgjatja e orarit të punës për ditë pune do të jetë 08:00 deri në ora 18:00, ku edhe gjatë kohës së pauzës do të ofrohen shërbime, ndërsa të shtunën prej orës 10:00 deri në ora 14:00, dhe se ky vendim do të zbatohet nga dita e hënë me datë 27 qershor.

Po ashtu ai ka potencuar se Drejtoria e Administratës në vazhdimësi është e përkushtuar në rritjen e efikasitetit të shërbimeve për qytetarët.

Sqarim: Puna do të organizohet me kujdestari dhe secili shërbyes civil do të mund ta shfrytëzoj orën e pauzës, ashtu sikurse parasheh Ligji në fuqi.

div.meta-author { display:none; }