
02/04-2022. 17:58
Me rastin e një vjetorit të vdekjes, Komuna e Mitrovicës përkujton ende me dhimbje vdekjen e ish-nënkryetarit të komunës dhe ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesor Riza Haziri.
Riza Haziri i lindur në fshatin Kaqanoll ka punuar si mësues e profesor për një kohë të gjatë në arsimin e komunës së Mitrovicës, luftëtar i UÇK-së, ku në luftë ka shërbyer me nder dhe krenari si dhe ka qenë asamblistë i Kuvendit Komunal në Mitrovicë.
Riza Haziri do të mbetet veprimtar i pashoqë, ku për punën dhe kontributin e tij do të kujtohet gjithmonë nga mitrovicasit dhe institucionet lokale.