News That Matters

Komuna e Mitrovicës përkrahë 94 fermerë me motokultivatorë

15\03\2022 18:16
Komuna e Mitrovicës sot ka nënshkruar kontrata me 94 përfituesit e motokoltivatorëve.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, përfaqësues nga organizata “Islmic Relief”, si dhe fermerët përfitues të këtij projekti.
Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka thënë se ndihet i lumtur që është mundësuar mbështetja e 94 fermerë të Mitrovicës, në mënyrë që bujqve tanë t’ju ofrohen kushte sa më të mira të punës.
Siç njofton Komuna, me rastin e dhënies së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.
“Uroj të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti, andaj nga qeverisja komunale do të ketë përpjekje të vazhdueshme për rritje të subvencioneve në sektorin e bujqësisë, që të stimulohet bujku në kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë të denja edhe për konkurrencën e tregut”, ka thënë kryetari Hamza.

div.meta-author { display:none; }