News That Matters

Komuna e Mitrovicës nderon dëshmorët e kombit në 24-vjetorin Epopesë së UÇK-së

06/03/2022 15:25

Me rastin e 24 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, respektivisht Epopesë së lavdishme të UÇK-së, institucionet komunale të Mitrovicës në krye me kryetarin Bedri Hamza, nënkryetarin, Arian Tahiri, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, shefin e grupit të asambleistëve të LVV-së, Faruk Mujka, shefen e grupit të asambleistëve të LDK-së, Flutura Beka Kamberi, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Gjithashtu homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe anëtar të subjekteve politike nga Kuvendi Komunal në Mitrovicë.

Ata kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, për të vazhduar më tutje me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Epopeja e UÇK-së, me 5,6 dhe 7 mars e vitit 1998 është data më e rëndësishme për historinë e vendit tonë e cila i dha vulë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

div.meta-author { display:none; }