News That Matters

Komuna e Mitrovicës mban diskutim publik me datë 12 të këtij muaji

04/04/2022 15:22

Komuna e Mitrovicës së Jugut është në fazën e hartimit të dokumentit të planifikimit hapësinor “Harta Zonale Komunale”, i cili definon kushtet e zhvillimit dhe zonimet në tërë territorin e Komunës.

Duke e pasur në konsideratë rëndësinë e këtij dokumenti, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e domosdoshme.

Andaj, ftohën banorët e lagjeve “Suhodoll”, “Gushavc” dhe “Vinarc”, që me datën 12.04.2022, nga ora 10:00 të marrin pjesë në këtë takim publik, ku përmes komenteve, vërejtjeve dhe sugjerimeve, mund të kontribuojnë në kompletimin dhe rritjen e cilësisë së këtij plani.

Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes Ueb Faqes së Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ ose
drejtpërdrejt tek zyrtari përgjegjës z.Nexhmi Hasani (email: [email protected]).

https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/wp-content/uploads/sites/18/2022/04/Diskutim-Publik-Suhodoll-Gushavc-Vinarc-HZK.pdf

div.meta-author { display:none; }