
02/12/2021 23:34
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe stafi i komunës i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Fejzullahu nga Mitrovica, me rastin e vdekjes së zyrtares së Komunës së Mitrovicës, Remzie Fejzullahu,shkruan “Radio-Ylberi”
Më dhimbje të madhe, stafi i Komunës, ka marrë lajmin për vdekjen e koleges, Remzie Fejzullahu, e cila ka qenë një punëtore e përkushtuar, shembull, dhe profesionale në punën e saj.
I gjithë stafi e kujton Remzie Fejzullahu si një kolege e bashkëpunëtore të mirë dhe të përgjegjshme në punë.
E ndjera Remzie Fejzullahu ka shërbyer për shumë kohë të gjatë në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.
Ngushëllime familjes Fejzullahu dhe të afërmëve!