
08/06/2022. 16:34
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko, së bashku me bashkëpunëtoren e saj, Valbona Bogujevci.
Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe UNDP-së, si dhe për zhvillimin e projekteve të reja, konkretisht koordinimin për realizimin e projektit të përbashkët për rregullimin e varrezave në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari Hamza është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, duke e siguruar UNDP-në se do të zhvillojnë marrëdhënie partneriteti në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.