News That Matters

Komuna e Mitrovicës cakton lokacionin për shitjen e kurbanëve

01/07/2022. 17:55

Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm sot kanë bërë caktimin e lokacionit tek hapësira e tregut të gjelbër për shitjen e kurbanëve me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Andaj të gjithë fermerët apo tregtarët janë të obliguar që të vendosen vetëm në lokacionin e caktuar nga organet kompetente komunale, ku shitja e kurbanëve do të lejohet nga data 04.07.2022 deri me datë 08.07.2022.

Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi do ta bëjë Drejtoria e Inspekcionit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Policia e Kosovës dhe në rast të mos respektimit të këtij vendimi do të merren masa ndëshkuese konfrom ligjeve në fuqi.

div.meta-author { display:none; }