
27/10/2021. 12:50
Kompania rajonale Ujesjellesi Mitrovica, përmes një postimi në “Facebook” i ka njoftuar qytetarët e Mitrovicës dhe Skenderajt lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijës.
“Si pasoj e mospageses se borgjit tone ndaj furnitorit te energise elektrike – KESCO, sot nga ora 10:00 na eshte nderprere furnizimi me energji elektrike ne Impiantin per Trajtimin e Ujit te Pijes ne Shipol, dhe me kete eshte nderprere edhe furnizimi me uje te pijes per Mitrovice, Skenderaj dhe Veriun e Mitrovices.” thuhet në njoftim
Gjithashtu Kompania tregon që është në kontakt me përfaqësues të KESKO-së mirëpo ende nuk dihet se kur do të rikthehët furnizimi me energji elektrike.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
NJOFTIM
Nderprerja e furnizimit me uje te pijes
Si pasoj e mospageses se borgjit tone ndaj furnitorit te energise elektrike – KESCO, sot nga ora 10:00 na eshte nderprere furnizimi me energji elektrike ne Impiantin per Trajtimin e Ujit te Pijes ne Shipol, dhe me kete eshte nderprere edhe furnizimi me uje te pijes per Mitrovice, Skenderaj dhe Veriun e Mitrovices.
Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me perfaqesuesit e KESCO per te gjetur nje zgjidhje per te dalur nga kjo situate e pakendeshme, mirepo ende nuk dihet se kur do te rikthehet furnizimi me energji elektrike.
Konsumatoreve tane u kerkojme mirekuptim dhe njekohesisht u kerkojme qe te gjithe ata qe kan obligime ndaj ujesjellesi te njejtat ti kryejn sa me pare.
Posa te kemi informata te reja, ne do te u njoftojme.