News That Matters

Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme i thotë Sveçlës se Kosova ka përmbushur kriteret për viza

01/07/2022. 10:43

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje është takuar me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.

Johansson e përgëzoi Sveçlën për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, teksa shtoi se Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në atë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

“Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në vlerësimin e saj se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në udhërrëfyes”, është shprehur Johansson.

div.meta-author { display:none; }