News That Matters

Komandantja Supreme dekreton dy bereta të reja të FSK-së

26\03\2022 16:40

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njëherit Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dekretuar ty vendime që kanë të bëjnë me uniformën e FSK-së.

Osmani ka dekretuar dukjen e Beretës së Gjelbër të uniformës kamuflazh të FSK-së dhe dukjen e Beretës Vishnje “Maroon” të uniformës kamuflazh të FSK-së.

Të dy dekretet janë nënshkruar nga Komandantja Supreme dhe i janë përcjellur Ministrisë së Mbrojtjes, teksa për njërin u vendos më 7 mars e tjetri më 18 mars

.

div.meta-author { display:none; }