
01/12/2021 10:33
Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari, sot zyrtarisht do ta marrë detyrën.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun Ibrahim Shala.
Shala tha se pranimi i detyrës do të jetë një protokoll i brendshëm.
Pra, pranim-dorëzimi do të bëhet pa ceremoni zyrtare dhe pa praninë e mediave.
“Do ta pranojë detyrën sot. Koha nuk dihet ende për shkak të agjendës. Do të jetë një protokoll i brendshëm”.
Ceremoni zyrtare pati kur Rrahman Rama, e pati pranuar detyrën si komandant i Forcës së Sigurisë nga paraardhësi i tij Kadri Kastrati.
E po ashtu ceremoni pati kur Kadri Kastrati, e mori detyrën si i pari i FSK-së nga Sylejman Selimi.