
02/12/2021 10:48
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka thënë se Ministria e Infrastrukturës së fundi ka intensifikuar punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë dhe krahas punimeve po shkaktohen edhe kolona përgjatë segmentit rrugor Pestovë-Maxhunaj.
Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve që këtë javë ta shfrytëzojnë si rrugë alternative rrugën kryesore R220, përkatësisht rrugën e fshatrave të Artakollit, Bukosh-Prelluzhë, derisa të asfaltohet një korsi e përkohshme në magjistralen M2.
Njoftimi i Ujkanit:
Të dashur banorë të komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës,
Këto ditë Ministria e Infrastrukturës ka intensifikuar punimet në magjistralen M2, Prishtinë-Mitrovicë, dhe krahas punimeve po shkaktohen edhe kolona përgjatë segmentit rrugor Pestovë-Maxhunaj.
Ju bëj thirrje që këtë javë ta shfrytëzoni si rrugë #alternative rrugën kryesore R220, përkatësisht rrugën e fshatrave të #Artakollit, Bukosh-Prelluzhë, derisa të asfaltohet një korsi e përkohshme në magjistralen M2.
Rruga R220 këto ditë është asfaltuar në tërësi dhe është në gjendje të rregullt për kalim.