News That Matters

Kolegët shprehin ngushëllime lidhur me vdekjen e gazetarit, Hysni Syla

05/01/2022. 19:32

Pas vdekjes së gazetarit, Hysni Syla një numër i madh miqsh e kolegë i kanë shprehur ngushëllime,shkruan “Radio-Ylberi”

“Do ta kujtoj çdo herë, për punën dhe qasjen korrekte” shtoi Ylber Durmishi i cili ishte kolegë i Sylës në gazetën “Bota Sot”

Ndërsa Ahmet Jashari u shpres se ai do ta kujtoj Sylën gjithmonë për qasjen korrekte, bashkëpunimin e mirë dhe për atmosferën relaksuese që ka krijuar gjatë punës, ndejave dhe udhëtimeve.

Postimet e kolegëve tjerë:

Çerkin Ibishi: E dhimbëshme për familjen dhe për kolegë: ndërroi jetë gazetari Hysni Syla pasi e shkeli një veturë në qendër të qytetit.
Iku në amshim kolegu dhe miku
Hysni Syla i cili punoi si zëdhënës në komunën e Mitrovicës, por edhe si gazetar dhe së fundi ishte Kryetar i Lidhjes së gazetarëve të Mitrovicës.
Në emrin tim dhe në emër
të kolegëve u shprehi ngushëllime familjes, farefisit dhe miqëve të tij.

Nexhmedin Spahiu:Tragjedia e dytë për RTV Mitrovica brenda javës. Pas vdekjes në gjumë të Ismail Hoxhës të martën e kaluar, mbrëmë u shkel nga vetura në qendër të Mitrovicës dhe shkoi në botën tjetër edhe gazetari tjetër veteran i RTV Mitrovica, Hysni Syla (1950-2022). Në arkivin e TV Mitrovica mbetet një fond I pasur me Reportazhe dhe Intervista të realizuara nga Hysni Syla. Varrimi I të ndjerit bëhet sot në Zasellë të Mitrovicës në ora 16.00. Familjarëve e stafit të RTV MITROVICA u shprehi ngushllime.

Bekë Abazi: Ngushëllime të sinqerta familjes Syla për shokun e kolegun tim të profesionit Hysni Syla!

Gëzim Ferati:Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kolegut dhe gazetarit, Hysni Syla.
Kam punuar për një kohë të gjatë me të dhe do ta kujtoj gjithmonë si njeri të mirë. U prehsh në paqe Bali Hys.
Ngushllime Familje.

Lulzim Brahimi:
Lajm i dhimbshem qenka ndar nga jeta gazetari mitrovicas Hysni Syla ( bali Hys).
Ishim koleg per nje koh pata fati qe te njoha bali hys inshalla ne xhenet.

Alidin Damati:Ahh Hys bre, sikur pak më parë ta dija se po jetoje ditët e fundit të jetës, do të tregoja më shumë sa i veçantë je. Për këtë jam i sigurt, sepse të njoha mirë.
Vite të tëra dhamë e morëm mes vete, e sa kujtime zënë vend në këtë hapësirë kohe. Unë gjithmonë do të çmoj secilën nga ato minuta që kemi kaluar së bashku, secilën nga ato të qeshura që kemi ndarë, secilën prej atyre llogarive që kemi thënë. Ehh sa shumë kam për të shkruar fjalë për Ty
që vërtetë mbajnë ndjenja, por nuk mundem… ! Asnjëherë nuk e kuptova se lamtumira do të më dëmtonte kaq shumë. Para se ta përfundoj këtë letër, do të doja të thosha, “Bali Hys” Faleminderit për të gjitha…Do të më mungosh…Lamtumirë. shoku im i vjetër!

Hysni Syla, ka ndërruar jetë sot si pasojë e lëndimeve nga goditja e një veture një natë më parë.

div.meta-author { display:none; }