
15/12/2021 16:20
Avokati kosovar, Arianit Koci, ka zbuluar bisedën skandaloze që ka bërë një gjykatëse me një grua, e cila ishte në proces të shkurorëzimit nga bashkëshorti, shkaku i dhunës psiqike që kishte në vazhdimësi nga ai.
Sipas Kocit, gjyqtarja e ka pyetur gruan nëse burri e ka rrahur apo tradhëtuar dhe kur ajo i ka thënë se ka vetëm dhunë psiqike, gjykatësja i është drejtuar duke i thënë “mbledhi pondlat e ktheu te burri”.
Koci s’e ka treguar emrin e gjykatëses, por ka thënë se gjuha seksiste është vetëm njëri prej problemeve në gjykata – dhe atë, jo më i vogli.
” Siç po e shihni, gjuha seksiste është vetëm njëri prej problemeve në gjykata – dhe atë, jo më i vogli.Problemi kryesor është mentaliteti primitiv, i cili është sistemu si normë. Si rregull.Fatkeqësisht, edhe gratë (në këtë rast gjykatësja), janë pjesë e këtij mentaliteti”, ka shkruar Koci.