News That Matters

Klonuan kartela dhe blenë telefona mbi 10 mijë euro, arrestohen tre të rinj në Prishtinë

28/09/2021 10:10
Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare, raporton Express

Sipas policisë, të dyshuarit në bashkëveprim me njëri-tjetrin, përmes kartelave bankare të klonuara, kanë blerë online telefona mobil, ndërkaq dëmi i shkaktuar nga këto blerje është mbi 10 mijë euro.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, gjegjësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar tre persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’. Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme (telefona mobil). Dëmi i shkaktuar nga këto blerje është mbi 10000 (dhjetëmijë) euro”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka sekuestruar katër telefona mobil dhe dokumentacionin që dëshmon blerjen e tyre.

“Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar: katër telefona mobil dhe dokumentacion relevant që dëshmon blerjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkaq një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit B.M., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe V.H., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, kurse i dyshuari Rr.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë

div.meta-author { display:none; }