13/06/2022. 10:57
Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së i ka reaguar minstres Gërvalla, pasi ajo nuk e përmendi UÇK-në me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës.Përmes një postimi në Facebook Klinaku i tha Gërvallës se është kundër UÇK-së, duke shtuar se ata që janë kundër saj do ta kenë vendin në plehun e historisë.
“Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë”, ka shkruar ai ndër të tjera.Postimi i plotë:
Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë.
Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë.