News That Matters

Kjo është renditja në Superligën e Kosovës pas 13 ndeshjeve të zhvilluara

07/11/2021 18:01

Ka përfunduar edhe xhiroja e 13-të, në Superligën e Kosovës me ndeshje interesante.

Kryendeshja e kësaj xhiro u zhvillua në Suharekë, ku Ballkani e mposhti Dritën me rezultat 2-0.

Ballkani është lider me 24 pikë në vendin e parë, i ndjekur nga Gjilani me 22 pikë dhe Drita me 22 pikë.

Në vendin e katërt është Drenica me 20 pikë, teksa Llapi e mbyll top pesëshen.

Në vendin e gjashtë është kampioni aktual Prishtina me 17 pikë, ndërsa Ulpiana me 16 pikë në vendin e shtatë.

Në tri pozitat e fundit janë Dukagjini, Malisheva dhe në fund Feronikeli.

div.meta-author { display:none; }