
14/06/2022. 13:08
Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka nisur sot publikimin e pasurisë së deklaruar nga zyrtarët publikë.
Sipas formularit në AKK, pasuria e kryeministrit Albin Kurtit ka mbetur pothuajse e njëjtë me atë që kishte deklaruar në vitin e kaluar.
Kurti ka deklaruar një banesë në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë 400 mijë euro, ndërsa ka deklaruar vetëm 401 euro para të gatshme, të cilat i posedon në një bankë në Kosovë, në krahasim me vitin e kaluar, kur kishte deklaruar 529 euro.
Bashkëshortja e Kurtit duket të jetë më kursimtare, pasi ajo ka të deponuara në bankë 23 mijë euro, ose 13 mijë më shumë sesa vitin e kaluar.
Si detyrim financiar Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 eurove, ndërsa të ardhurat e tij vjetore arrijnë në 12.903 euro.
Kryeministri i vendit nuk ka deklaruar asnjë pasuri të luajtshme.