
27/11/2021 22:00
Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmë fshatin Gllogjan të Deçanit, ku një person me maskë sulmoi një autobus me nxënës. Të vrarë mbetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Shoqja e klasës së tyre, tha për se kjo është fotografia të cilën ata e kishin bërë pak para se të vriteshin.
Përvec tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë.
24 orë pas krimit të bërë, Policia e Kosovës ende nuk ka të arrestuar.
E ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i ka bërë ultimatum vrasësit të dorëzohet në polici.
Gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga kushdo që ka sado informacion të vlefshëm për të zbardhur rastin.