
Kryemimistri Albin Kurti do të qëndrojë në Mitrovicë për të përurua një kampus që ishte përuruar edhe nga ish kryeministri Thaçi.



Me rastin e 11 vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të mbahet një manifestim rasti si dhe do të përurohet edhe kampusi universitar.


Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza si dhe mysafirë të shumtë.


Manifestimi mbahet të mërkurën, 6 mars 2024, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (Amfiteatri A1), prej orës 11:00.

