
09/12/2021 11:09
Samiti për Demokraci i organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Washington ka filluar që nga dje agjendën e tij.
Dita e sotme në kuadër të këtij eventi, do të fillojë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do t’i hap punimet e samitit.
Nga ora 08:00 e mëngjesit e kësaj të marte, me orë lokale në Kosovë ora 14:00, Biden do mbajë fjalimin hyrës.
Pas tij, fjalën do ta marrë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Tutje, pason sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.
Në samit do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të mbahet në platëformën online dhe do të zgjas edhe nesër.