News That Matters

Kisha dashtë!

11/09/2021. 22:42

Poezi nga Leonor Berisha

Kisha dashtë, me e dashtë jetën, njejt sikur fëmijë!
Kisha dashtë, me e dashtë veten, më shumë se sa ty!

Kisha dashtë, me i ngja kohës e me t’mbulu harresa!
Kisha dashtë, me kanë veç andërr e me t’harru kujtesa!

Kisha dashtë, mos me t’njoftë e takimet mos me ndodhë kurr.
Kisha dashtë, që në vend të zemrës të kisha një grusht gur.

Kisha dashtë, me vra vetmin e me kanë i lumtur.
Kisha dashtë, që pa ty, mos mu ndih i humbur.

Kisha dashtë, veç me m’dashtë, asgjë më shumë.
Kisha dashtë, ty mos me t’dashtë, askush si unë.

div.meta-author { display:none; }