
10/12/2021 09:24
Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se i dërguari i posaçëm i Washingtonit e ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka theksuar se e presin me padurim forcimin e marrëdhënieve SHBA – Shqipëri.
“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka falënderuar Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA-vë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai e theksoi fokusin e Washingtonit në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.
“E presim me padurim forcimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipërinë, rritja e bashkëpunimit tonë si aleatë të NATO-s, krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime, duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022”, ka thënë Escobar.