News That Matters

KFOR-i arrin në veri, ushtari tregon flamurin amerikan në krahëror

27/09/2021 12:50

KFOR-i ka arritur në veri të Kosovës pasi ushtarë të tij janë parë sot andej.

Ndërhyrja e tij gjatë ditës së sotme pas situatës së tensionuar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë u përfol dhe paralajmërua nga mediet.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me Kryeministrin Kurti dhe Vuçiqin dhe në ato biseda është arritur një marrëveshje për de-eskalim të situatës më futjen e trupave paqeruajtëse të aleancës në Veri.

Por Vuçiq deklaroi se Serbia do intervenojë nëse rrezikohen njerëzit dhe NATO nuk ndërhyn brenda 24 orëve.

div.meta-author { display:none; }