News That Matters

Këto televizione kosovare e transmetojnë drejtpërdrejt ndeshjen mes Kosovës dhe Spanjës

08/09/2021 18:02

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Spanjës do të ballafaqohen sonte për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Përballja mes kosovarëve dhe spanjollëve do të luhet në kuadër të xhiros së pestë në Grupin B.

Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Duelin mes ‘Dardanëve’ dhe ‘Stuhisë së Kuqe’ e transmetojnë dy televizione në vendin tonë.Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Super Sport Kosova (SSK) do ta transmetojnë drejtpërdrejt këtë takim.

Ndryshe, Kosova para kësaj ndeshje renditet e treta me katër pikë, kurse Spanja e para me 10 sosh.

div.meta-author { display:none; }