
06/11/2021 08:38
Përpara pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës do të zhvillojë edhe xhiron e 13-të.
Drenica – Ulpiana, Ballkani – Drita dhe Malisheva – Llapi, janë ndeshjet e programuara për ditën e sotme.
Vëmendja kryesore është në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që ka qenë gjithmonë i rivalizuar në vitet e fundit.
Drita renditet në vendin e parë pas 12-të xhirove me 22 pikë, kurse Ballkani i dytë me vetëm një pikë më pak, 21.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 0 me 0.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo në mes Drenicës e Ulpianës, me skuadrën e Tahir Lushtakut, që kërkon të rikthehet tek fitorja.
Fitoren do ta kërkojë natyrisht edhe skuadra mysafire, e cila vjen në këtë takim pas fitores së madhe ndaj Ballkanit.
Malisheva dhe Llapi do të përballen në stadiumin “Liman Gegaj”, me dy skuadrat që ofruan një ndeshje shumë interesante në rrethin e parë.Të tri takimet zhvillohen në ora 13:00.