News That Matters

Këtë të hënë pritet të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK

13/09/2021. 09:21

Këtë të hënë pritet të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK, njëherit donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se, inaugurimin e tij do ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët kishin nisur këtë projekt para disa viteve.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet sot prej orës 10:00.

div.meta-author { display:none; }