
11/03/2022 16:26
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Sipas komunikatës së KPK-së, ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.
Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues.
Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:
Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dheShqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit