
*Nga Shuquri Sejdijaj
Tani më në fund filmi “Unë jam Zllatani” nisi të shfaqet në kinema. Filmi është bërë sipas librit me të njejtin titull. Një libër që bën fjalë për betejën e ashpër jetësore të futbollistit ikonë Zllatan Ibrahimoviç.
Granit Rushiti, 22 vjeç dhe Dominic Andersson Bajraktari 15 vjeç, janë krenarë që luajnë idhullin në mosha të ndryshme të jetës së tij.
– Jo shumë njerëz mendojnë se mund të kenë sukses duke jetuar në periferi të qytetit, kështu që atje Zllatani është një frymëzim i madh dhe i rëndësishëm për shumë njerëz, thotë Dominic Anderson Bajraktari për gazetën Aftonbladet.
Zllatan Ibrahimoviçi e ka parë flimin dhe ka mbetur i kënaqur thonë ata.