
19/11/2021 16:50
Morena Taraku është njëra ndër personazhet më të komentuara të show bizit shqiptar.
Ajo që ka rënë në sy së fundmi në profilin e Morenës është një foto e këngëtares së njohur Fifi dhe mbishkrimi që ia kishte bashkangjitur me foton.
Siç të gjithë e dimë Fifi tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri në “Big Brother VIP”, kjo e ka bërë që ajo të komentohet shumë por edhe të kritikohet për sjellet e saja që herë pas herë nuk kanë qenë të kontrollueshme nga ana e saj.
Ishte Morena ajo që i doli në krahë duke ia thënë disa fjalë të bukura e mbështëtëse këngëtares.